Dëshirojmë gjithmonë që me Shqipërinë të jemi brenda një kornize dhe frekuencave të njëjta sa i përket gjykimit të veprimtarisë së Serbisë në Kosovë dhe brenda saj, tha kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca gjatë vizitës së sotme zyratare në Tiranë.
“Republika e Kosovës nuk ka rrugë tjetër veçse të mbrojë interesat e veta shtetërore karshi Serbisë. Ne jemi për paqe dhe dialog me Serbinë, mirëpo të njëjtën kohë, ne nuk do të lëshojmë pe sa i përket interesave kushtetuese, nacionale të panegociueshme të Kosovës”, tha Konjufca.
Sipas tij, Serbia e Aleksandër Vuçiçit nuk ka ndryshuar në drejtim politik, por vetëm ka ndryshuar mjetet prej kohës së Millosheviçit.
“Serbia, duhet të dijë çdo shqiptarë se është shumë armiqësore ndaj Kosovës, këtë nuk e kemi zgjedhur ne, por elita udhëheqëse shtetërore serbe, e cila mohon pavarësisë dhe lufton atë me çdo mjet që e ka në dorë”, theksoi Konjufca.
Nga ana tjetër, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, tha se vlerësojnë qëndrimet e matura dhe korrekte të institucioneve të Kosovës në progresin në arenën ndërkombëtare, vazhdimin e dialogut me Serbinë.
“Kuvendi i Shqipërisë vlerëson qëndrimet e matura dhe korrekte të Kuvendit, Qeverisë dhe institucioneve të Kosovës në progresin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, vazhdimin e dialogut me Serbinë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe ShBA-së. Përshëndetëm marrëveshjen për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Serbisë si një hap premtues drejt vijimit të dialogut, po ashtu mbështesim edhe vlerësojmë avancimin e reformave euro integruese dhe gjitha arritjet e Kosovës në planin e brendshëm dhe atë të jashtëm. Shqipëria ka bërë dhe do të vazhdojë të bëjë gjitha përpjekjet dhe shfrytëzojë gjitha hapësirat që të arrihet sa më shpejt liberalizimi i vizave me Kosovën”, tha ajo.
Mes tjerash ajo gjate konferences pët shtyp potencoi edhe nevojën e një rishikimi thelbësor nga Këshilli i Evropës të raportit të ish-anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dick Marty.
Rezoluta e miratuar nga Kuvendi i Shqiperisë për pagabueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri, është dërguar në Këshillin e Evropës.
20 Sht 2022
Konjufca: Duam që me Shqipërinë të jemi brenda një kornize ndaj Serbisë
Kryeparlamentarët e Shqipërisë dhe Kosovës në Tiranë nënshkruan memorandum bashkëpunimi.
Kosova Press
Lajme të ngjashme
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.
Artikujt në këtë kategori
Vuçiq dhe Hashemi diskutojnë forcimin e bashkëpunimit ekonomik
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit tha se kishte pasur një bisedë të mirë dhe miqësore me Hashemin dhe e falënderoi për letrën e presidentit të Iranit, Masoud Pezeshkian, i cili konfirmoi pjesëmarrjen e vendit në EXPO2027.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.