Zhvillimi i ekonomisë vendore lidhet ngushtë edhe me zhvillimin e bizneseve aktive.
Cila është gjendja e shteteve të Ballkanit dhe sa ata krijojnë klimë të favorshme për investime të afaristëve, TRT Balkan ka realizuar një analizë mbi numrin e bizneseve aktive për çdo shtet në veçanti për periudhën 2021/22.
Ndonëse me sipërfaqe dhe popullsi mund të llogaritet si më e vogla në rajon, me përjashtim të Malit të Zi, Kosova mban vendin e parë sa u përket bizneseve aktive.
Kosova me numrin më të madh të mikrondërmarrjeve
Në Kosovë aktualisht janë të regjistruara 184.214 biznese aktive.
Ndonëse ky numër duket shumë i lartë, 98 për qind e tyre janë mikrondërmarrje, kurse vetëm 82 biznese të mëdha.
Kosova për disa vite është renditur si ndër vendet më të përshtatshme në raport me kalimin e barrierave dhe procedurave për hapjen, regjistrimin dhe nisjen e një biznesi të ri, duke tejkaluar disa herë vendet e rajonit.
Shqipëria e dyta për bizneset aktive në rajon
Numri i bizneseve u rrit gjatë periudhës së tetë muajve të këtij viti.
Referuar të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave dhe e Ekonomisë, në gusht të vitit 2022 numërohen 126.111 biznese aktive në vend,
Autoritet në Shqipëri kohë më parë njoftuan se ambienti ekonomik i vendit është karakterizuar nga një ambient stimulues për biznesin.
Serbia shënon rritje nga viti në vit
Sipas të dhënave nga ky vit në Serbi ekzistojnë 124.260 kompani aktive të regjistruara.
Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Serbi, si dhe në vende të tjera, përbëjnë shtyllën kurrizore të ekonomisë.
Në BeH vetëm mbi 94 mijë kompani aktive
Sipas Agjencionit për Statistikë në Bosnjë e Hercegovinë gjithsej janë të regjistruara 94.274 kompani dhe sipërmarës aktive.
Duke parë sipërmarrësit statistikisht aktiv, numri më i madh i sipërmarrësve, 75.2 për qind e tyre, janë të shpërndarë në pesë fushat të ndryshme.
Maqedonia shënon rënie
Sipas të dhënave të mëparshme të Entit Shtetëror të Statistikave, numri i subjekteve afariste aktive në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitin 2021 është 72.922 dhe krahasuar me vitin 2020 është ulur për 0.2 për qind.
Rënia më e madhe me 2.6 për qind shënoi numri i subjekteve të biznesit aktiv në sektorin e Artit, Argëtimit dhe Rekreacionit.
Podgorica përbën 35 për qind të bizneseve aktive në Mal të Zi
Numri i subjekteve afariste në Mal të Zi vitin e kaluar ishte 39.680.
“Numrin më të madh të subjekteve afariste aktive vitin e kaluar e ka pasur në Podgoricë, 14.150, që paraqet 35.6 për qind të numrit të përgjithshëm. Më e vogla është në Petnjicë 31, gjegjësisht 0,1 për qind nga numri i përgjithshëm”, thuhet në njoftim.
8 Tet 2022
Kosova kryeson në rajon me numrin e mikrondërrmarrjeve
Ndonëse me sipërfaqe dhe popullsi mund të llogaritet si më e vogla në rajon, me përjashtim të Malit të Zi, Kosova mban vendin e parë sa u përket bizneseve aktive.
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
Ballkani Perëndimor në qendër të rutave të trafikimit të drogës
Një raport i Qendrës Evropiane të Monitorimit të Drogës dhe Varësisë thotë se vendet e Ballkanit Perëndimor janë terren për disa ruta ndërkombëtare të trafikimit të drogës dhe ballkanasit përfshihen thuajse në gjithë zinxhirin e furnizimit.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore