Kosovë: Kurti premtoi investime kapitale në të gjitha komunat.    /Foto: AA

Ministria e Administratës së Vetëqeverisjes Lokale e Kosovës ka organizuar një takim të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti, ministritë e linjës dhe kryetarët e komunave.

Kryeministri Kurti në fillim të takimit tha se do të ketë investime kapitale nga ministritë e linjës, që përfshin ndërtimin e rrugëve, autostradave, shkollave, hapësirave të gjelbra dhe investime të tjera. Ai theksoi se investimi do të jetë në të gjitha komunat, pa diskriminim ndaj asnjë komuniteti a zone.

“Buxheti i komunës për vitin 2024 arrin në 742 milionë euro. Ky është viti i dytë radhazi që buxheti është rritur me përqindje dyshifrore krahasuar me vitin paraprak. Vlera absolute e buxhetit për vitin 2024 është gati 90 milionë euro që është më shumë se në vitin 2023”, tha Kurti.

Ai shtoi se janë miratuar ligjet e nevojshme që komunat të raportojnë në bazë të performancës, jo sipas preferencave.

Kryeministri i Kosovës tha se që nga takimi i fundit i këtij formati, lajmi i mirë është organizimi i Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, të cilat do të mbahen në 10 komuna të Kosovës të Kosovës.

TRT Balkan / agjencitë