Krerët e Ballkanit kanë uruar presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan për fitorën e arritur në balotazhin e sotëm presidencial në Türkiyes. Presidenti i Shqipërisë, e ka përgëzuar homologun e tij Recep Tayyip Erdoğan për rizgjedhjen.
"Partneriteti dhe miqësia vëllazërore mes Shqipërisë dhe Türkiyes do të vazhdojë të ushqehet dhe të rritet edhe më tej", shkruan presidenti Begaj në Twitter.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili prej në rrethin e parë i shprehi mbështetje presidentit Erdoğan, në Facebook shkruan “Urime për fitoren Zoti President” edhe në gjuhën turke, duke e shoqëruar me foton e presidentit Erdoğan.
Po ashtu, edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka shprehur urime presidentit Erdoğan për fitoren e arritur. “I shprehim urimet tona të përzemërta Presidentit Recep Tayyip Erdoğan në fitoren e sotme. Ndërsa ju vazhdoni ta udhëheqni Türkiyen drejt sukseseve të reja, mezi pres të punojmë së bashku për të ndërtuar mbi bashkëpunimin tonë të shkëlqyer”, shkruan në Twitter presidentja Osmani, duke e shoqëruar urimin edhe në turqishte që marrëdhëniet/bashkëpunimi mes Kosovës dhe Türkiyes të vazhdojnë të forcohen!
Urime drejt presidentit Erdoğan ka dërguar edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
"Përgëzimet e mia të sinqerta për Presidentin Recep Tayyip Erdoğan për rizgjedhjen e tij të suksesshme presidenciale. Mezi presim të thellojmë më tej bashkëpunimin dypalësh strategjik midis Kosovës dhe Türkiyes", shkruan Kurti në Twitter.
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në urimin e tij e ka përgëzuar presidentin e Türkiyes Recep Tayyip Erdogan, për fitoren e tij në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, duke i uruar sukses në kryerjen e detyrave të tij.
“Në emrin tim dhe në emër të qytetarëve të Republikës së Serbisë, ju dërgoj urimet e mia të përzemërta për rizgjedhjen tuaj President i Republikës së Türkiyes, me dëshirën që të mbeteni të përkushtuar për zhvillimin e mëtejshëm të vendit tuaj dhe mirëqenien e qytetarëve në këtë mandat”, ka thënë Vuçiq në mesazhin e tij të urimit, njoftoi zyra e tij.
“Për ne Türkiye është partner jashtëzakonisht i rëndësishëm, jo vetëm në fushën e marrëdhënieve ekonomike dhe dypalëshe, por edhe në skenën politike ndërkombëtare”, shkruan Vuçiq në urimin e tij.
Ndryshe, pas më shumë se 99 për qind të votave të numëruara, presidentit aktual i Türkiyes, Recep Tayyip Erdogan, udhëheq me 52,08 për qind, ndërsa kundërkandidati i tij Kemal Kilicardoglu ka 47,92 për qind të votave të fituara.
Komshiq ia uron fitoren presidentit Recep Tayyip Erdoğan
Anëtari i Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, Zheljko Komshiq, ka uruar presidentin e Republikës së Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, për fitoren në zgjedhje.
“I nderuari President Erdoğan, në emër timin dhe të qytetarëve të Bosnjë-Hercegovinës, ju përgëzoj për fitoren tuaj të madhe zgjedhore në zgjedhjet presidenciale. Lajmi i fitores suaj për ne në Bosnje-Hercegovinë do të thotë gjithashtu një lajm për vazhdimin e një bashkëpunimi të shkëlqyer dypalësh. Jemi të bindur se bashkëpunimi mes dy vendeve mike do të forcojë më tej miqësinë dhe aleancën tonë në të ardhmen. Ju uroj shumë lumturi dhe suksese në mandatin e ardhshëm.Përgëzoj gjithashtu qytetarët e Republikës së Türkiyes për zgjedhjen patriotike që bënë“ thuhet në mesazhin e Komshiqit.