Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës (BeH) pas gjykimit 7-vjeçar solli vendimin e shkallës së parë duke dënuar shtatë ish-pjesëtarë të Ushtrisë së Republikës Srpska (VRS) me gjithsej 91 vjet burg.
Shtatë ish-pjesëtarët e VRS-së u shpallën fajtor për pjesëmarrje në rrëmbimin e 20 civilëve nga treni në Shtërpce më 27 shkurt të vitit 1993, të cilët u vranë në zonën e Vishegradit.
Oliver Krsmanoviq, Miodrag Mitrashinoviq, Obrad dhe Novak Poluga, Petko Inxhiq, Radojica Ristiq dhe Dragan Shekariq u dënuan me nga 13 vjet burg si bashkëpjesëmarrës në vrasjen e 20 civilëve që u nxorën nga treni i linjës Beograd-Bar.
Gjykata e BeH-së e liroi Luka Dragiçeviqin nga akuzat, se si komandant i Brigadës së Dytë të Podrinjit nga Vishegradi, kishte dhënë urdhër për marrjen e civilëve.
Luka Dragiçeviq, Obrad Poluga, Novak Poluga, Dragan Shekariq, Oliver Krsmanoviç, Petko Inxhiq, Radojica Ristiq dhe Miodrag Mitrashinoviq u akuzuan për vrasjen e 20 pasagjerëve në Vishegrad, të rrëmbyer nga treni më 27 shkurt të vitit 1993 në Shtërpce.
Sipas aktakuzës, Dragiçeviq ka qenë komandant i Brigadës së Dytë të Këmbësorisë të Podrinjës të VRS-së, Inxhiq ka qenë komandant i Kompanisë së Intervenimit të kësaj brigade, ndërsa të akuzuarit e tjerë kanë qenë anëtarë të kësaj kompanie.
Aktakuza për këtë rast është ngritur në muajin maj, ndërsa gjykimi ka filluar në tetor të vitit 2015.
21 Tet 2022
Krimet e luftës në BeH: 91 vite burg për 7 ish-pjesëtarë të URS-së
Oliver Krsmanoviq, Miodrag Mitrashinoviq, Obrad dhe Novak Poluga, Petko Inxhiq, Radojica Ristiq dhe Dragan Shekariq u dënuan me nga 13 vjet burg si bashkëpjesëmarrës në vrasjen e 20 civilëve që u nxorën nga treni i linjës Beograd-Bar.
AA
Lajme të ngjashme
BeH dhe Shqipëria në top 5 vendet në botë me diasporën më të madhe
Pas shpërbërjes së RSF të Jugosllavisë, në fillim të viteve 90-ta të shekullit të kaluar, shumë emigruan nga vendet e Ballkanit në kërkim të një jete më të mirë. Në pjesën më të madhe, popullsia emigroi në një nga vendet më të zhvilluara të Evropës.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore