Dokumenti i nënshkruar përbëhet nga tri pjesë, përkatësisht integrimi euroatlantik, stabiliteti politik dhe sundimi i ligjit, drejtësia sociale dhe ekonomia.
Dokumenti “Udhëzimet, parimet dhe qëllimet në pushtetin ekzekutiv dhe legjislativ për periudhën 2022-2026” është nënshkruar sot në ndërtesën e Asamblesë Parlamentare të Bosnjës e Hercegovinës në Sarajevë.
Dokumenti është nënshkruar në emër të koalicionit të HDZ-së (Bashkësisë Demokratike Kroate) të Bosnjës e Hercegovinës, nga lideri i asaj partie, Dragan Çoviq dhe në emër të Tetë partive nënshkrues ishte kreu i Partisë Socialdemokrate të BeH, Nermin Nikshiq.
Dokumenti i nënshkruar përbëhet nga tri pjesë, përkatësisht integrimi euroatlantik, stabiliteti politik dhe sundimi i ligjit, drejtësia sociale dhe ekonomia.
Në periudhën e kaluar, grupet punuese të Tetëshes dhe HDZ-së të Bosnjë-Hercegovinës kanë punuar në harmonizimin e atij dokumenti.
Tetë partitë janë: Partia Socialdemokrate e BeH-së, Partia Jonë, Kombi dhe Drejtësia, Nisma e Bosnjë-Hercegovinës - Fuad Kasumović, Për Gjeneratat e Reja, Lëvizja për Veprim Demokratik, Partia për BeH dhe Bashkimi Popullor Evropian.