Kroacia: Gjatë gushtit u regjistruan 981 zjarre, mesatarisht 49 në ditë

Kroacia: Gjatë gushtit u regjistruan 981 zjarre, mesatarisht 49 në ditë

Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar 557 njësi, gjegjësisht 2.837 zjarrfikës me 1.011 automjete.
Kroacia: Gjatë gushtit u regjistruan 981 zjarre, mesatarisht 49 në ditë.    /Foto: HINA

Sipas të dhënave statistikore, në vitin 2024 janë regjistruar numër më i lartë i vatrave të zjarreve në hapësira të hapura dhe vetëm në muajin gusht për shuarjen e tyre janë angazhuar 2.837 zjarrfikës ose 557 njësi me 1.011 automjete.

Në periudhën nga fillimi i vitit deri më 19 gusht janë regjistruar 4.300 zjarre në hapësira të hapura, që është një rritje prej 26 për qind krahasuar me një vit më parë. Nga shifra e përmendur, janë regjistruar vetëm 2.697 zjarre bimore, që paraqet një rritje prej 36 për qind, ndërsa sipërfaqja totale e djegur është 20.907 hektarë, që është një rritje prej 430 për qind krahasuar me vitin 2023.

Këto janë të dhënat e Qendrës Shtetërore të Operacionit të Zjarrfikësve 193, sipas së cilës këtë vit kanë humbur jetën 11 persona, me një rënie prej 26 për qind në krahasim me një vit më parë, ndërsa nga zjarret kanë mbetur të lënduar gjithsej 98 persona, nga të cilët 20 zjarrfikës, që krahasuar me një vit më parë, është një rënie prej 3 për qind.

Gjithashtu, shtojnë se është rritur edhe operimi i Forcave Ajrore, e cila në periudhën e përmendur ka operuar 77 herë, që është një rritje prej 266 për qind, si dhe është angazhuar një avion Canadair si pjesë e aktiviteteve ndërkombëtare në Maqedoninë e Veriut, duke ndihmuar në shuarjen e zjarreve në periudhën nga 16 deri më 21 korrik.

Në shumicën e kategorive në periudhën e vëzhguar në vitin 2024, me përjashtim të zjarreve në objekte (8 për qind më pak krahasuar me një vit më parë) dhe numrit total të regjistruar të personave të vdekur dhe të lënduar, është shënuar rritje krahasuar me vitin 2023.

Autoritet kroate përmendin angazhimin e madh të zjarrfikësve në muajin gusht, të cilët për javë të tëra me shumë mund shuanin zjarret dhe parandaluan përhapjen e tyre në zonat e banuara, duke mbrojtur jetë dhe prona, siç e dëshmojnë shifrat. Në këtë periudhë janë angazhuar gjithsej 557 njësi, 2.837 zjarrfikës dhe 1.011 automjete.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 981 vatra zjarri, pra mesatarisht 49 zjarre në ditë, dhe nga numri i deklaruar, zjarre në hapësira të hapura kanë arritur në 681, që është mesatarisht 34 zjarre në ditë, ndërsa janë regjistruar gjithsej 252 zjarre në bimësi (mesatarisht 13 zjarret e vegjetacionit në ditë). Sipërfaqja totale e djegur është 7.709 hektarë, që është 385 hektarë në ditë.

“Duke analizuar numrin e përgjithshëm të ndërhyrjeve për shuarjen e zjarrit, në periudhën nga 1 janari deri më 14 gusht janë regjistruar 25.052 ndërhyrje, nga të cilat 7.265 në vatra zjarri, ndërsa ndërhyrjet e tjera si ndërhyrje teknike dhe ndërhyrje me aksidente kanë arritur në 17.787. Duke parë statistikisht, numri i përgjithshëm i intervenimeve për shuarjen e zjarrit, vetëm 29 për qind janë ndërhyrje nga zjarri”, tha shefi i zjarrfikësve Slavko Tucakoviq dhe vlerësoi angazhimin e të gjitha forcave zjarrfikëse në këtë sezon zjarri, puna dhe sakrifica e të cilëve parandaloi dëme shumë më të mëdha.


TRT Balkan / agjencitë