Bullgaria vendosi t'i japë fund rafinimit të naftës ruse dhe importeve të naftës nga Rusia në tremujorin e parë të vitit 2024.
Siç raporton Agjencia Bullgare e Lajmeve (BTA), në përputhje me vendimin e pranuar unanimisht nga Parlamenti bullgar, importi i naftës ruse do të ndërpritet nga 1 janari 2024 ndërsa përpunimi i naftës ruse nga Lukoil Neftochim Burgas i kontrolluar nga Rusia, e vetmja rafineri e naftës në Bullgari, do të ndalet nga 1 marsi 2024.
Sipas kësaj, Bullgaria e cila u përjashtua nga embargoja e vendosur nga Bashkimi Evropian (BE) ndaj naftës ruse në vitin 2022 për shkak të vendndodhjes së saj të veçantë gjeografike, miratoi vendimin e nevojshëm në Parlament përpara se të përfundonte procesi i përjashtimit.
Parlamenti vendosi heqjen e tarifës së kontributit të aplikuar për importin e gazit natyror rus në Bullgari dhe tranzitin e tij përmes Bullgarisë derisa ligji i BE-së të vendos; në fuqi rregulloren për përcaktimin e origjinës së gazit natyror.