Viti 2019 para pandemisë mbeti një vit turistik rekord për Kroacinë, në të cilin u regjistruan 20 milionë vizitorë, ndërsa një rikuperim i ndjeshëm u regjistrua vitin e kaluar, ku të dhënat statistikore tregojnë mundësinë e thyerjes së rekordit turistik kroat në vitin 2023, gjë që do të kontribuonte ndjeshëm në rritjen e PBB-së së brendshme.
Pas viteve pandemike të 2020 dhe 2021, të cilat ishin shkatërruese për rezultatet e turizmit në të gjithë botën, Kroacia është në rrugën e rimëkëmbjes së turizmit, siç dëshmohet nga të dhënat statistikore të vitit 2022, në të cilat 18,7 milionë turist bënë 106 milionë netëqëndrime. Ky është 91 për qind e suksesit të Kroacisë në turizëm në vitin rekord të vitit 2019. Qeveria e Republikës së Kroacisë është optimiste me parashikimet e saj për vitin 2023, pavarësisht se Evropa është goditur nga një normë e lartë inflacioni, rritja e çmimeve dhe kërcënimi i recesionit, si dhe kriza e shkaktuar nga lufta në Ukrainë.
Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq deklaroi në seancën e fundit të Qeverisë së Republikës së Kroacisë se pret që Kroacia të kalojë numrin magjik prej 20 milionë mysafirësh këtë vit, që do të thyente rekordin e vitit 2019. Turizmi është një degë e rëndësishme e ekonomisë kroate sepse përbën një pjesë të konsiderueshme të PBB-së totale.
Vazhdon rritja dyshifrore e ardhjeve dhe qëndrimeve të turistëve
Në prill 2023, në objektet akomoduese komerciale ka pasur 1,1 milionë turistë të ardhur dhe 3 milionë net qëndrime, që është 31 për qind më shumë ardhje dhe 20,4 për qind më shumë netqëndrime turistësh në krahasim me prillin 2022, sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave të Kroacisë (DZS).
Në prill të vitit 2023, turistët nga Gjermania dhe Sllovenia përbënin numrin më të madh të netqëndrimeve në mesin e turistëve të huaj. Turistët nga Gjermania kanë pasur 466.000 netqëndrime, që është 18,3 për qind e totalit të netqëndrimeve të turistëve të huaj, ndërsa turistët nga Sllovenia kanë pasur 450.000 natë, që është 17,7 për qind e totalit të netëqëndrimeve të turistëve të huaj.
Më poshtë janë netëqëndrimet e turistëve nga Austria, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Polonia.
Të gjithë turistët nga vendet e përmendura kanë shënuar rritje të netqëndrimeve në prill 2023 krahasuar me prillin 2022, me përjashtim të turistëve nga Mbretëria e Bashkuar.
Turistët kanë kaluar më shumë net në hotele, turistët vendas kanë kaluar më shumë net në qytetin e Zagrebit dhe turistët e huaj kanë kaluar më shumë net në Dubrovnik, sipas të dhënave të CBS-së.
Kroacia më lirë se Austria
Rritja e numrit të turistëve është e dukshme edhe në rrugët e kryeqytetit kroat, në qendër të të cilit, përkundër tërmetit shkatërrues që dëmtoi ndërtesa të shumta historike, ka një numër në rritje të grupeve të turistëve që vizitojnë vendet atraktive të Zagrebit.
Një çift i ri nga Austria ka mbërritur sot në Zagreb pas një jave të kaluar në Split dhe pasi kanë kaluar natën në kryeqytetin kroat do të kthehen në vendin e tyre.
Austriaku Henry thotë se Kroacia është një vend i këndshëm për pushime dhe Zagrebi është një qytet i këndshëm për të qëndruar, i ngjashëm me shumë qytete të Evropës Qendrore.
"Çmimet janë shumë më të ulëta se këtu në Austri, por nuk mund të them se është vërtet e lirë të qëndrosh në Kroaci si turist," thotë Henry, i cili po pushon me të dashurën e tij nën hijen e monumentit të Ban Jelaçiqit në sheshin kryesor të qytetit me të njëjtin emër.