Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani, do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Zagreb, Kroaci.
Në kuadër të kësaj vizite, ministri shqiptar Hasani do të zhvillojë takime me presidentin Zoran Milanoviq, kryeministrin Andrej Plenkoviq, si dhe me homologun kroat Gordan Gërliq-Radman.
Sipas zyrës së shtypit pranë MEPJ-së shqiptare, Hasani do të marrë pjesë gjithashtu në çeljen e ekspozitës fotografike “Shqiptarët në Kroaci”.
Vizita do të shërbejë, gjithashtu, si një rast inkurajimi i Tiranës zyrtare dhe i Zagrebit zyrtar për të vazhduar bashkëpunimin në kuadër të procesit të integrimit evropian, si edhe të nxitjes së bashkëveprimit në realizimin e projekteve të përbashkëta.
TRT Balkan / agjencitë