Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ju ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Serbi, e në veçanti ata të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit që t’i përgjigjen pozitivisht regjistrimit të popullsisë që ka filluar dje dhe do të vazhdoj deri më 31 tetor.
Në një video-adresim në Facebook, Kurti ka thënë regjistrimi i cili fillon sot e përfundon më 31 tetor, për shqiptarët nuk është vetëm çështje statistike.
“Ju ftoj që shtypjes t’i përgjigjeni me regjistrim. T’i përgjigjeni pasivizimit duke regjistruar çdo shqiptar. Edhe ata që gjenden me banim të përkohshëm në diasporë dhe Kosovë. Të dëshmoni me vendosmëri që jeni aty”, tha Kurti.
Ai ka përsëritur se Serbia nuk është shtet demokratik, duke thënë se në rrethana normale dhe në vende me demokraci të zhvilluar, procesi i regjistrimit të popullsisë trajtohet si diçka e natyrshme.
2 Tet 2022
Kurti apel shqiptarëve në Serbi t'i përgjigjen regjistrimit të popullsisë
Për dallim nga regjistrimi i popullsisë i realizuar në vitin 2011, kësaj radhe shqiptarët në Serbi kanë njoftuar se do të marrin pjesë në procesin e regjistrimit.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Gratë serbe që jetojnë në Kosovë, marshojnë për paqe në Mitrovicë të Veriut
Ish-këshilltarja e Kuvendit Komunal në Mitrovicë të Veriut, Gordana Saviq, njëherësh edhe infermiere, tha se gratë nga veriu i Kosovës janë mbledhur për të thënë se nuk do ta vuajnë më terrorin e kryeministrit kosovar, Albin Kurti
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore