Kurti e Vuçiq u pajtuan se s'duhen më diskutime për Propozimin Evropian / Photo: AA

Pas takimit trepalësh me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka deklaruar se liderët e dy vendeve janë pajtuar që nuk nevojiten diskutime të tjera sa i përket planit evropian.

Në një konferencë për media, Borrell paralajmëroi publikimin e këtij propozimi.

"Presidenti Vuçiq dhe kryeministri Kurti sot janë pajtuar se nuk nevojiten diskutime të tjera sa i përket propozimit të Bashkimit Evropian, i cili e ka titullin propozimi për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe ata janë pajtuar që nuk nevojiten diskutime të tjera", tha Borrell.

Qëllimi i kësaj marreveshjeje, siç tha Borrell, bëhet në mënyrë që njerëzit të mund të lëvizin lirshëm në Kosovë dhe Serbi duke përdorur pasaportat e tyre si dhe targat, kjo do të thotë se njerëzit sot të mund të punojnë pa u pyetur se ku i kanë marrë diplomat e tyre, që të mund të verifikohen ose të nostrifikohen.

“Për serbët në Kosovë kjo do të thotë më tepër siguri dhe përshtatshmëri, kur kemi të bëjmë me mbrojtjen e të drejtave të tyre në Kosovë, përfshirë edhe Kishën Ortodokse Serbe dhe trashëgiminë kulturore serbe, sigurinë dhe stabilitetin. Dhe shpresoj që marrëveshja mund të jetë bazë që nevojitet për të ndërtuar besimin dhe për të tejkaluar këto ngecje, për të krijuar besimin që nevojitet", tha Borrell.

Ai gjithashtu ka thënë se ndërmjtesuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajcak do të qëndrojë në Kosovë dhe në Serbi në muajin mars.

TRT Balkan / agjencitë