Disa ditë para përfundimit të afatit për riregjistrimin e targave serbe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përsëri u ka bërë thirrje qytetarëve serbë që t’i konvertojnë targat e tyre në RKS.
Ai po ashtu tha se sot kanë takim me presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen.
“Ne sot kemi takim me Ursula Von der Leyen, kemi aktivitetet tona ditore dhe ftoj të gjithë qytetarët serb të cilët i kanë targat e stërvjetëruara t’i kthejnë në ato të Republikës së Kosovës”, tha Kurti.
Këtë koment, Kurti e bëri pas vënies së gurthemelit të çerdhes në afërsi të shkollës së Gjelbër në Prishtinë.
Së fundmi në Leposaviq, në Veri të Kosovës është djegur një vetura me targa RKS. Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
Ndryshe, deri më tani gjithsej 20 vetura i kanë konvertuar targat ilegale në targa RKS, prej të cilave 5 vetëm në 3 ditët e fundit, shkruan në Facebook, këshilltarja e ministrit të Punëve të Brendshme, Nora Fetoshi.
Rakiq paralajmëron bllokim të rrugëve në Veri
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka paralajmëruar bllokimin e rrugëve në veri të vendit, nëse Qeveria e Kosovës ndërmerr ndonjë veprim për konfiskimin e makinave me targa serbe.
Pas takimit të Listës Serbe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Beograd, Rakiq tha para mediave se në një rast të tillë rezistenca do të jetë “e popullit”.
“Kur them rezistencë demokratike paqësore e popullit, ne këtë vërtet e duam dhe e mendojmë, po nuk e dimë se në çka do të shndërrohet dhe se si do të zhvillohet situata ne terren. Po e përsërisë, rezistencë paqësore, demokratike dhe jo e dhunshme e popullit, mirëpo nuk e dimë se në çka do të shndërrohet nëse dikush tenton që në mënyrë të dhunshme ta marrë pronën tonë. Nëse ndërmerret çfarëdo aksioni i dhunshëm për konfiskimin e automjeteve, ne do të bllokojmë të gjitha hyrjet dhe daljet nga veriu dhe për nga qendra e Kosovës”, tha ai.
Më 31 tetor përfundon afati i vendosur nga Qeveria e Kosovës për konvertimin e targave serbe në RKS.
27 Tet 2022
Kurti fton për targa RKS, Rakiq paralajmëron bllokim të rrugëve në Veri
Autoritet e Kosovës këmbëngulin se nuk do të ketë prolongim të afatit për regjistrimin e targave serbe, ndërkohë përfaqësuesit e komunitetit serb paralajmërojnë për rezistencë.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Kosova: KE-ja arriti pajtim për mandatin negociues për udhëtimin pa viza
Kosova sipas KE-së ka bërë progres tejet të rëndësishëm në të gjitha stacionet e kushteve për liberalizmin e vizave përfshirë edhe fushat e sigurisë së dokumenteve, kufijve, migrimit, rendit publik, dhe të drejtatlidhur me lirin e lëvizjes.
Borxhi i jashtëm: Kosova më së miri, keq në Mal të Zi e Maqedoni të Veriut
Borxhi i jashtëm i Malit të Zi e kalon, ndërsa i Maqedonisë së Veriut i afrohet nivelit kritik prej 60% në raport me Prodhimin Bruto Vendor, pa përfshirë borxhin e brendshëm. Kosova, nga ana tjetër, ka më së paku borxhe në rajon.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore