Kosova është vendi më demokratik dhe më pro-BE në Ballkanin Perëndimor, por më i izoluari, shkruan në Twitter, kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti. Ai përmes këtij posti e ka përkujtuar katër vjetorin e vendimit të dytë të Komisionit Evropian, i cili e konformoi se Kosova i përmbush të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.
“Sot mbushen 4 vjet që kur Komisioni Evropian e konfirmoi për herë të dytë se Kosova i përmbush të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Ne jemi vendi më demokratik dhe pro-BE në Ballkanin Perëndimor, por më i izoluari. Shpresat e qytetarëve tanë duhet të përmbushen me vendosmërinë dhe solidaritetin e BE-së”, shkruan kryeministri Kurti.
18 Kor 2022
Kurti: Kosova vendi më pro-BE në Ballkanin Perëndimor, por më i izoluari
Katër vite më parë Komisioni Evropian për herë të dytë e konfirmoi se Kosova i ka përmbush të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
Kosova: KE-ja arriti pajtim për mandatin negociues për udhëtimin pa viza
Kosova sipas KE-së ka bërë progres tejet të rëndësishëm në të gjitha stacionet e kushteve për liberalizmin e vizave përfshirë edhe fushat e sigurisë së dokumenteve, kufijve, migrimit, rendit publik, dhe të drejtatlidhur me lirin e lëvizjes.
Borxhi i jashtëm: Kosova më së miri, keq në Mal të Zi e Maqedoni të Veriut
Borxhi i jashtëm i Malit të Zi e kalon, ndërsa i Maqedonisë së Veriut i afrohet nivelit kritik prej 60% në raport me Prodhimin Bruto Vendor, pa përfshirë borxhin e brendshëm. Kosova, nga ana tjetër, ka më së paku borxhe në rajon.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore