Kurti: Kryetarët e rinj në veri të Kosovës të shërbejnë pa dallime.   / Foto: AA

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka uruar mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve në Veri të Kosovës.

Ai nëpërmjet një shkrimi në rrjete sociale ka falënderuar KQZ-në dhe policinë e Kosovës për sigurinë dhe qytetarët për mbështetjen.

“Atmosfera ishte ajo e frikësimit dhe shantazhit, andaj edhe dalja e qytetarëve në zgjedhje ishte e ulët. Bojkoti ishte i imponuar nga fushata kërcënuese e Beogradit zyrtar dhe e veglave të tij kriminale në terren në veri. I falënderoj qytetarët për kurajon dhe qetësinë”, ka shkruar Kurti.

Po ashtu, Kurti përshëndeti edhe fituesit e zgjedhjeve duke i uruar të punojnë me përkushtim dhe pa dallim për qytetarët e vendit.

Zgjedhjet për kryetar në katër komunat veriore të Kosovës dhe për kuvendet komunale në dy sosh, dje u zhvilluan qetë dhe...

Posted by Albin Kurti on Monday, April 24, 2023

“Uroj kryetarët dhe asamblistët e zgjedhur dje. Ata duhet të punojnë me përkushtim dhe të shërbejnë pa dallim. Qeveria do t’i përkrahë e ndihmojë. Sistemi institucional dhe shërbimet publike do të mund të funksionojnë më shumë e më mirë. Për mirëqenien e qytetarëve dhe të drejtat e tyre”, ka përfunduar Kurti.

Në zgjedhjet që u mbajtën dje Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur fitore në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në komunën e Mitrovicës veriore dhe atë të Leposaviqit. Kurse, Partia Demokratike e Kosovës ka fituar komunën e Zveçanit dhe të Zubin Potokut.

TRT Balkan