Kurti kujton vrasjen e Gjingjiqit: Pagoi qëndrimin properëndimor. / Photo: AA

Gjatë mandatit të Gjingjiqit, filloi procesi i demokratizimit të shoqërisë serbe dhe reformat radikale ekonomike dhe sociale.

Kreu i Qeverisë së Kosovës Albin Kurti e ka përkujtuar atentatin ndaj ish-kryeministrit të Serbisë, Zoran Gjingjiq, i cili ndodhi më 21 vjet më parë në Beograd.

“Në këtë ditë, 21 vjet më parë, u vra Zoran Gjingjiq. Ky është çmimi që ai pagoi për një qëndrim properëndimor dhe pro reformës, i cili përfshinte dërgimin e Millosheviqit në Hagë. Kërcënimet për jetët e atyre që sfidojnë pushtetin autoritar vazhdojnë ende”, shkruan Kurti.

Zoran Gjinxhiq ishte kryeministri i parë i Serbisë pas rënies së regjimit të Sllobodan Millosheviqit në vitin 2000.

Gjatë mandatit të Gjingjiqit, filloi procesi i demokratizimit të shoqërisë serbe dhe reformat radikale ekonomike dhe sociale.

Qeveria e Zoran Gjingjiqit mbrojti fuqishëm bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës, dhe gjatë asaj qeverie, disa të pandehur u arrestuan dhe iu dorëzuan Tribunalit, duke përfshirë edhe ish-presidentin e Serbisë dhe RF të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq.

Atentati ndaj Gjingjiqit ndodhi më 12 mars 2003 në oborrin e ndërtesës së Qeverisë së Serbisë Për këtë vepër u dënuan Zvezdan Jovanoviq, oficer i Njësisë së Operacioneve Speciale (JSO) të Departamentit të Sigurimit të Shtetit, i cili u dënua me 40 vjet burg për vrasjen e ish-kryeministrit.

Me të njëjtin dënim për organizimin e vrasjes është dënuar edhe komandanti i JSO-së, Millorad Ulemek - Legija.

Sfondi politik i vrasjes së Zoran Gjingjiqit nuk është zbuluar asnjëherë.


TRT Balkan