Deri më sot në Kosovë janë shqiptuar 1.012 vërejtje (qortime për targat serbe), njoftoi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me çka theksoi se gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë incident apo vërejtje.
Në fillim të mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, kryeministri Kurti, tha se sundimin e ligjit e kanë përgjegjësi programore, por edhe obligim institucional.
“Ne duam sundim të ligjit, sepse duhet sundim i ligjit. Nuk është zgjedhje, është detyrim. Munges e tij është kërcënim për të gjithë. Me këtë kërcënim po ballafaqohem më së shumti bashkëqytetarët tanë në katër komunat në veri të vendit tone”, tha Kurti.
Presioni dhe sulmet ndaj tyre nga banda e individ kriminel sipas Kurtit janë vetë dëshmia se çka prodhon mungesa e sundimit të ligjit.
“Problemi i tyre nuk janë vendimet tona. As afatet që parashihen në të. 1.012 vërejtje (qortim për targat) janë lëshuar deri sot në mëngjes. Asnjë incident i shënuar dhe asnjë ankesë e regjistruar. Problemi i tyre janë sulmet me bomba, djegiet e veturave dhe shtëpive, trysnitë dhe kërcënimet pa afat nga ata që e kanë problem ligjin. Ata të cilët urdhërojnë braktisjen e institucioneve të Republikës së Kosovës, janë ata ata të cilëve u pëngon ligjëshmëria dhe kushtetushmëria, luftimi i kriminalitetit dhe korrupsionit në vendin tonë”, tha Kurti.
Mes tjerash ai potencoi se qeveria të cilën ai e drejton ëhstë qeveria e përgjegjëshme e të gjithëve, kundër kriminelëve, e përkushtuar për zhvillim, integri, barazim për të gjithë, për respektim të të drejtave të njeriut dhe të pakicave, dhe shërbim të qytetarëve pa dallim dhe pa diskriminim.
Ndryshe, ka bërrë thirrje që mos të braktisen institucionet e Kosovës nga pala serbe.
9 Nën 2022
Kurti: Mbi 1.000 qortime për targat serbe, s'ka incidente e as vërejtje
Në fillim të mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, kryeministri Kurti, tha se sundimin e ligjit e kanë përgjegjësi programore, por edhe obligim institucional.
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.
Artikujt në këtë kategori
Vuçiq dhe Hashemi diskutojnë forcimin e bashkëpunimit ekonomik
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit tha se kishte pasur një bisedë të mirë dhe miqësore me Hashemin dhe e falënderoi për letrën e presidentit të Iranit, Masoud Pezeshkian, i cili konfirmoi pjesëmarrjen e vendit në EXPO2027.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore