Kurti në Shkup takohet me Kovaçevskin dhe Abazoviqin.     /Foto: Dimitar Kovaçevski/Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të Forumit të Dytë Ekonomik në Shkup, ka zhvilluar takime me homologët e tij të Maqedonisë së Veriut dhe Mali të Zi.

Nëpërmjet rrjetit social Twitter, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski ka shkruar se me kryeministrin Kurti kanë biseduar për sfidat e të dyja shteteve, si dhe për potencialet.

“E përshëndesim Propozimin e BE-së për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi. Në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së jemi të gatshëm t’i ndihmojmë këtij procesi”, shkruan Kovaçevski.

Ngjashëm është shprehur edhe kryeministri i Mali të Zi, Dritan Abazoviq.

Mali i Zi ofron mbështetje të plotë për një zgjidhje të përhershme për rajonin. Me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti sot fola për lidhjen tonë më të mirë infrastrukturore, idetë e reja dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Ne vazhdojmë të trashëgojmë marrëdhënie të mira fqinjësore”, shkruan Abazoviq në Twitter.


TRT Balkan