Lëvizja "Evropa Tani" udhëheq në zgjedhjet paralmentare në Mal të Zi.     /Foto: AA

Në Mal të Zi dje u zhvilluan zgjedhjet parlamentare dhe, sipas rezultateve preliminare, Lëvizja “Evropa Tani” ka fituar më shumë vota.

Në bazë të të dhënave të Qendrës për Monitorim dhe Kërkim, bazuar në 81,7 për qind të votave të numëruara Lëvizja "Evropa Tani", fitoi 25,6 për qind të votave dhe koalicioni "Bashkë", i mbledhur rreth Partisë Demokratike të Socialistëve, fitoi 23,7 për qind.

Koalicioni për të ardhmen e Malit të Zi ka marrë mbështetjen e 15 për qind të votuesve, koalicioni i Demokratëve dhe Lëvizja Qytetare URA 12,3 për qind dhe Partia Boshnjake 6,8 për qind. Për koalicionin e Partisë Popullore Socialiste dhe Demos votuan 3,3 për qind e votuesve. Forumi Shqiptar, Aleanca Shqiptare dhe Nisma Qytetare Kroate gjithashtu do të kenë përfaqësues në parlamentin malazez. Në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Mal të Zi votuan rreth 305.760 votues ose 56,4 për qind.

TRT Balkan / agjencitë