Nga qershori i këtij viti Sarajeva do të lidhet me linjë ajrore me Podgoricën dhe Tiranën. Negociatat për krijimin e linjave ajrore direkte midis Sarajevës dhe Tiranës, si dhe Sarajevës dhe Podgoricës, përfunduan me sukses pas një angazhimi të përbashkët të Aeroportit Ndërkombëtar të Sarajevës me partnerë nga sektori i turizmit dhe linjës ajrore malazeze Air Montenegro.
Fluturimet në dy linjat e reja brendaballkanike do të kryhen si pjesë e orarit veror të fluturimeve nga data 19 qershor deri më 18 shtator. Fluturimet çarter për në Tiranë do të kryhen çdo të hënë me nisje nga Sarajeva në orën 09:40 me orën lokale, si dhe fluturime të rregullta drejt Podgoricës janë planifikuar gjithashtu të hënën në orën 12:40, njoftoi Aeroporti i Sarajevës.
Krijimi i linjave të reja është pikërisht rezultat i një qasjeje proaktive, si dhe faktit që Aeroporti i Sarajevës luan një rol kyç kur bëhet fjalë për zhvillimin e konsiderueshëm të turizmit dhe përmirësimin e lidhjes ajrore në BeH në drejtim të lidhjes dhe rrjetëzimit kryeqyteti i Bosnjës e Hercegovinës me pjesën tjetër të botës, thotë Aeroporti i kryeqytetit boshnjak.
“Ky është rezultat i punës sonë të vazhdueshme për lidhjen e Sarajevës me sa më shumë destinacione, në mënyrë që klientët tanë në periudhën e ardhshme të presin ardhjen e linjave të reja ajrore dhe hapjen e destinacioneve të reja atraktive, për të cilat publiku do të informohet në kohën e duhur”, thuhet në deklaratë.