Lista Serbe ka reaguar mbi operacionin policor të Kosovës në veri të Mitrovicës. Ata kanë adresuar kriktika për pjesëtarët e EULEX-it për mosndërhyrje në aksion, me ç’rast siç pohojnë ata gjatë operacionit ka pasur brutalitet të tepruar.
“Duhet të theksohet se anëtarët e EULEX-it i kanë ndjekur të gjitha këto inkursione brutale nga një distancë prej dhjetëra metrash, absolutisht të painteresuar për të parandaluar keqtrajtimin e popullit serb ose për t'u përfshirë aktivisht dhe për të parandaluar veprimet ilegale të slautëve të Kurtit”, thuhet në komunikatën e Listës Serbe.
Në reagimin e tyre ata kanë akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se po “i shfrytëzon ngjarjet tragjike në Banjskë për të arsyetuar të gjitha aktivitetet antiserbe në Kosovë”.
“Sot, në orët e hershme të mëngjesit, njësitet speciale të Kurtit, të cilat janë të pranishme ilegalisht në veri të Kosovës, hynë brutalisht në Qendrën Spitalore Klinike në Mitrovicë dhe me atë rast rrënuan disa nga dhomat me forcë dhe brutalitet të tepruar, ka penguar punën e punonjësve shëndetësorë dhe ka frikësuar pacientët që po i nënshtrohen trajtimit spitalor në këtë institucion.
Paralelisht me këtë bastisje, një bastisje brutale është bërë edhe në disa objekte private në veri të Kosovës dhe ne ende jemi duke mbledhur të dhëna për këto bastisje”, thotë Lista Serbe.