“Prej dy ditësh, ka filluar montimi dhe paralelisht po kryhet instalimi i infrastrukturës mbështetëse për operimin dhe kontrollin e tyre. Ky zhvillim jo vetëm që rrit aftësitë e mbrojtjes së Shqipërisë, por shërben edhe si dëshmi e angazhimit të vendit për të garantuar sigurinë kombëtare dhe për të përmbushur standardet më të larta të mbrojtjes”, shkruan ministri Peleshi në rrjetet sociale.
Kjo arritje, sipas tij, është simbol i dedikimit të Shqipërisë drejt modernizimit dhe inovacionit në Forcat e Armatosura.
Ndryshe, pas Kosovës, e cila vitin e kaluar u furnizua me dronë Bayraktar, Shqipëria bëhet shteti i dytë në rajon që është furnizuar me këtë lloj të dronëve.
TRT Balkan