Në nisje të këtij viti shkollor, Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ndau dhurata simbolike për fëmijët e Dëshmorëve të Atdheut.
“Bashkë me urimin për një ecuri të mbarë në rrugën e dijes, për këta fëmijë, prindërit e të cilëve ranë në krye të detyrës për të garantuar më shumë siguri për jetën e gjithëve ne, Ministria e Mbrojtjes shpreh edhe angazhimin për të vijuar mbështetjen ndaj familjeve të efektivëve të Forcave të Armatosura, për të qenë në krah të tyre në çdo hap si një familje e madhe”, thuhet në deklaratën e MM-së.
Edhe fëmijët e efektivëve të FA-së përfituan nga paketa e teksteve shkollore falas, mbështetje e qeverisë shqiptare për 238 mijë nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe mbi 12 mijë nxënës nga 16 kategori të grupeve më në nevojë në gjimnaze.