Mot i keq dhe stuhi në vendet e Ballkanit, raportohet për 5 viktima. / Photo: AA

Në vendet e Ballkanit Perëndimor pas valës së të nxehtit të përjetuar ditët e fundit filluan shirat e dendur dhe stuhitë ku u mbyllën aeroportet për transport, pati ndërprerje të energjisë elektrike si dhe dëme materiale.

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe stuhive në Kroaci, Slloveni, Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi humbën jetën 5 persona.

Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e rënies së një peme në Kroaci. Në deklaratën nga Sindikata e Mbrojtjes Civile thuhet se dëme materiale kanë ndodhur në shumë automjete në kryeqytetin Zagreb.

Në deklaratë qytetarët janë paralajmëruar kundër stuhive të reja që vijnë mbi Slloveni. Në këtë vend është bërë e ditur se një person ka humbur jetën në qytetin Bled nga stuhia. Sipas mediave lokale, shumë pemë janë rrëzuar në gjithë vendin dhe trafiku është ndërprerë. Të lënduarit nga stuhia janë dërguar për trajtim.

Në qytetin Bërcko të BeH-së u njoftua se një person ka humbur jetën, ndërsa mbi 20 të tjerë janë lënduar si pasojë e kushteve të pafavorshme atmosferike. Stuhia shkatërroi çatinë e aeroportit në qytetin verior të Banja Llukës. Në deklaratën nga aeroporti i Banja Llukës thuhet se stuhia ishte e fortë dhe aeroporti ishte i mbyllur për transport për shkak të dëmtimit të çatisë.

Në Serbi, shiu i dendur dhe stuhitë ishin efektive në gjithë vendin, veçanërisht në kryeqytetin Beograd. Si pasojë e stuhisë në Beograd ka rënë një vinç, ndërsa aeroporti "Nikolla Teslla" është mbyllur për transport.

Departamenti i Emergjencave të Ministrisë së Punëve të Brendshme tha se zjarrfikësit shpëtuan 15 persona ndërsa pati ndërprerje të energjisë në shumë qytete të vendit. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se "përderisa nuk ka humbje jetësh do të mbulojmë dëmet materiale".

Raportohet se kjo ka qenë një prej stuhive më të forta të përjetuara deri më tani në Ballkanin Perëndimor.

TRT Balkan / agjencitë