Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafi, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, i është drejtuar presidentit Vuçiq, duke i thënë se shqiptarët në Luginë të Preshevës nuk janë aq sa dëshiron ai.     Foto: Ragmi Mustafi/Facebook 

Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Serbi kanë reaguar ndaj deklaratës së fundit të presidentit të Aleksandër Vuçiq, i cili ka thënë se pas regjistrimit, nuk do të dihet numri i saktë i shqiptarëve në Serbi pasi, sipas tij, shumë familje në Bujanoc, Preshëve e Medvegjë regjistrojnë anëtarë që nuk jetojnë në Serbi.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafi, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, i është drejtuar presidentit Vuçiq, duke i thënë se shqiptarët në Luginë të Preshevës nuk janë aq sa dëshiron ai, nuk janë as 1.118 shqiptarë sa kanë pretenduar për vite, por janë shumë, shumë më shumë.
“Deklaratat e tilla, përveç se nuk i ndihmojnë procesit të regjistrimit e nxisin tensionim të situatës, madje është parapërgatitja e valës së re të kontestimit të numrit të saktë të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, shkruan Mustafi.

Z.Vuçiq, shqiptarë në Luginë nuk janë aq sa ju dëshironi, nuk janë as 1118 shqiptar sa keni pretenduar për vite, janë...

Posted by Ragmi Mustafi on Wednesday, October 26, 2022

Sipas tij, në Serbi nuk janë 5.809 shqiptarë, as 1.118 shqiptarë në Luginë sipas statistikave zyrtare të vitit 2011.
“Deklarimet tuaja nuk mund të kuptohen ndryshe përveç në shërbim të devijimit të numrit real të shqiptarëve në përfundim të procesit të regjistrimit të popullsisë. Nuk mund të jenë të shkëputura nga pengesat e paraqitura në Medvegjë”, shton Mustafa.
Njëherësh, ai i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të monitorojë dhe të mos lejojë shtrembërimin e shifrave në përfundim të procesit të regjistrimit të popullsisë. Disa ditë para përfundimit të regjistrimit, Mustafi thotë se në Luginën e Preshevës janë mbi 100 mijë shqiptarë.
Ndryshe, në 20 ditët e para të regjistrimit të popullsisë në Serbi që filloi më 1 dhe përfundon më 31 tetor, sipas Institutit Republikan të Statistikave janë regjistruar 4.7 milionë banorë.

TRT Balkan