Pos në disa vende të rajonit, edhe në Shqipëri ka pasur probleme me furnizimin me energji elektrike.
Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë, Belinda Balluku, në një deklaratë për mediat tha se ka pasur një situatë kritike sa i përket sistemit të transmetimi të energjisë elektrike në Shqipëri.
"Duke nisur nga linja e interkonjeksionit midis Shqipërisë dhe Greqisë, e cila pati një avari dhe më pas në efekt kaskadë i gjithë vendi, kemi pasur shkëputje të energjisë elektrike në të gjithë Shqipërinë. Nga ana tjetër, jemi informuar nga operatorët e tjerë të transmetimit në rajonin tonë se e njëjta situatë ka ndodhur edhe në Malin e Zi dhe pjesërisht në Kroaci dhe në Bosnjë Hercegovinë", tha Balluku.
Ajo u shpreh se paraprakisht rezulton se volumet e mëdha në sistemet e transmetimit, por gjithashtu edhe temperaturat shumë të larta në nivele rekord, kanë krijuar këtë lloj problematike teknike.
"Duhet thënë se nga puna e mirë që është bërë në terren nga të gjithë specialistët, inxhinierët, teknikët e OST-së (Operatori i Sistemit të Transmetimit) kemi arritur të rikuperojmë të gjithë shpërndarjen e energjisë elektrike përmes linjave të transmetimit në rang vendi brenda 30 minutash, ndërkohë që Tirana është rikuperuar në vetëm 17 minuta. Pavarësisht se tashmë i gjithë vendi furnizohet me energji elektrike, duhet thënë se vazhdojmë të jemi në një zonë rrezikshmërie të lartë, pasi volumet e transmetimit në linjat e interkonjeksionit janë shumë të mëdha dhe nga ana tjetër temperaturat do të jenë të tilla, në nivele rekord edhe në ditët në vazhdim", ka theksuar Balluku.

Ajo ka shtuar se janë në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë operatorët e tjerë të transmetimit në rajon për të bashkërenduar punën dhe sipas saj do të vazhdojnë që të bëjnë analizën e duhur teknike për të gjetur problematikën dhe për ta mbajtur rrjetin të sigurt.