Ndihma shtesë nga Shqipëria drejt Türkiyes për të prekurit nga tërmeti

Ndihma shtesë nga Shqipëria drejt Türkiyes për të prekurit nga tërmeti

Në rajonet e prekura nga tërmetet e 6 shkurtit edhe më herët janë dërguar ndihma nga Shqipëria.
Ndihma shtesë nga Shqipëria drejt Türkiyes për të prekurit nga tërmeti.     /Foto: AA

Një tjetër kamion me ndihma të ndryshme është nisur sot nga Tirana drejt Türkiyes, për familjet e prekura nga tërmetet shkatërrimtare.

Ndihmat janë mbledhur nga TUMED, me mbështetjen e bizneseve të ndryshme turke dhe shqiptare, Bashkisë së Tiranës dhe institucioneve të tjera vendore, nën koordinimin e Ambasadës turke në Tiranë.

Ndihmat përfshijnë gjeneratorë, batanije, rroba, materiale higjienike dhe materiale të tjera të ndryshme.

Nga Shqipëria drejt Türkiyes janë nisur edhe më parë kamionë të tjerë me ndihma të mbledhura për familjet e prekura nga tërmetet në Türkiye.

Ndërkohë, në Shqipëri aktualisht vazhdon solidariteti i institucioneve, organizatave dhe qytetarëve për të mbështetur me ndihma në materiale të ndryshme dhe shuma në para familjet e prekura nga tërmetet në Türkiye.

Gjatë nisjes së ndihmave të pranishëm ishin ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, drejtori i Institutit "Yunus Emre" - Tiranë, Ömer Osman Demirbaş, zyrtarë të tjerë të institucioneve turke si dhe kryetari i Shoqatës së të Diplomuarve në Türkiye të Shqipërisë (TUMED), Egert Haxhiu.


TRT Balkan / agjencitë