Në veri të Kosovës shpërndahen fletushka kërcënuese për Policinë e Kosovës.    /Foto: Reuters

Fletushka me përmbajtje kërcënuese drejtuar Policisë së Kosovës janë shpërdarë dje në veri të Kosovës. Fletushkat e shpërndara në emër të “Mbrojtjes Popullore”, japin udhëzime për serbët lokale se si të rezistojnë ndaj Policisë së Kosovës, si dhe shërbyesve civilë.

Ata kanë dhënë instruksione se si duhet vepruar serbët kur shohin patrullën e policisë, si duhet vepruar kur shohin shërbyesin civil, si është më së lehti të thyhet automjeti i policisë, por gjithashtu kanë dhënë udhëzim se si të bëhet një koktej molotovi.

Në këto fletushka kanë theksuar se kundërvënia është e detyruar.

“Kur policia e Kurtit e arreston serbin detyrimisht i ndihmoni për t’u mbrojtur. Kundërshtimi fillon tani dhe vazhdon”, thuhet në fletushkën e shpërndarë në veri.

Pas shpërndarjes së disa fletushkave kërcënuese në veri të vendit ndaj kryeministrit të vendit Albin Kurti dhe Policisë së Kosovës, është hapur rast për incident kriminal “Nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, fetar, racor, etnik”, raporton KosovaPress.

Në veri të Kosovës shpërndahen fletushka kërcënuese për Policinë e Kosovës. KosovaPress

“Mitrovicë Veri 12.02.2024 – 21:40. Raportohet se persona të panjohur nëpër hyrje të ndërtesave dhe rrugë të ndryshme kanë shpërndarë fletushka që lidhet me veprën e lartëcekur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Fletushkat janë shpërndarë mbrëmë nga e një grup i quajtur “Mbrojtja Popullore”, përmbajtja e të cilave është nxitëse dhe inkurajon qytetarët serbë të mos binden ndaj Policisë së Kosovës.

Fletushkat përmbajnë një sërë udhëzimesh specifike për veprimet që duhet të ndërmerren nëse haset në forcat e rendit të Kosovës, të cilat grupi i referohet si “Policia e Kurtit”.

TRT Balkan / agjencitë