Online mbledhje e krerëve të "Ballkanit Hapur"     Foto:Qeveria e Maqedonisë së Veriut 

Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria e shqyrtojnë mundësinë e themelimit të një agjencie të përbashkët për tërheqjen e investimeve të huaja në “Ballkanin e Hapur”. Ky vendim i mor sot gjatë online mbledhjes mes kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, presidentit të Seribisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri Edi Rama, të cilët ranë dakord për krijimin e grupeve të përziera ndër-sektoriale të punës për temat e krizës dhe zjarret eventuale gjatë verës në tre shtet.

Kreu Kovaçevski falënderoi për mbështetjen e hapur presidentin Vuçiç dhe Ramën dhe theksoi se propozimi francez për veton me Bullgarinë, i është përcjellë kuvendit.

Ndërsa, Rama dhe Vuçiç veçmas përsëritën mbështetjen e tyre për aktivitetet e ndërmarra nga Kovaçevski dhe theksuan se e ardhmja evropiane e rajonit është e vetmja mundësi e mirë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë.

Në takimin e sotëm, liderët e nismës “Ballkani i Hapur” theksuan rëndësinë e aktiviteteve të ndërmarra për të shfrytëzimin e lidhjes rajonale dhe për të mundësuar lëvizjen e lirë të njerëzve, kapitalit, mallrave dhe shërbimeve, e cila tashmë ofron përfitime ekonomike për të gjithë qytetarët.

Ata konkluduan se përgatitjet për panairin e madh të verërave, ushqimit dhe turizmit në Serbi po shkojnë mirë, në të cilin kantinat dhe prodhuesit e verës nga të tre vendet do të kenë mundësinë t’i prezantojnë produktet e tyre para mysafirëve nga rajoni dhe Evropa.

TRT Balkan