Një rrugë në Shkup merr emrin e presidentit Ibrahim Rugova.     /Foto: Vjosa Osmani/Facebook

Njëra nga rrugët e pjesës së vjetër të Shkupit, nga sot do të mbajë emrin e presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova. Inagurimi i emrit të ri të rrugës nën Kalanë e Shkupit, u bë në prezencën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe Teuta Rugovës, e bija e ish-presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova. Organizator i kësaj ngjarje ishte Komuna e Çairit.

Sipas presidentes Osmani, kjo rrugë do të shërbejë si udhërrëfyes i veprës dhe rikujtim i trashëgimisë historike të Presidentit Rugova.

Ndryshe, vite më parë në Këshillin e Qytetit të Shkupit u bë ndryshimi i emrave të dhjetëra rrugëve, shesheve dhe urave në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut. Nëpërmjet një thirrjeje publike qytetarët e Shkupit, paten mundësinë të propozojnë emra për dhjetëra rrugë në Shkup dhe rrethinë. Pjesë e këtyre propozimeve të cilat më pas u pranuan ishte edhe emri i presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.


TRT Balkan