Sipas rezultateve të regjistrimit të popullsisë në Mal të Zi të zhvilluar në dhjetor të vitit 2023, popullsia e vendit arrin në 623.633 banorë, ndërsa shqiptarët përbëjnë rreth 5 për qind të popullsisë.
Instituti Statistikor i Malit të Zi (MONSTAT) shpalosi rezultatet e regjistrimit të popullsisë të mbajtur në vend në periudhën 3-28 dhjetor 2023, ku numri i banorëve është regjistruar të jetë 623.633.
Sipas të dhënave të publikuar nga MONSTAT, 71,1 për qind e popullsisë janë ortodoksë, 19,99 për qind mulsimanë, 3,27 për qind katolikë.
41,12 për qind e atyre që jetojnë në Mal të Zi janë malazezë, 32,93 për qind serbë, 9,45 për qind boshnjakë, 4,97 për qind shqiptarë dhe 2,06 për qind rusë.
Gjithashtu, 49,2 për qind e popullsisë janë meshkuj, ndërsa 50,8 për qind femra.
Përderisa mosha mesatare në vend është 39 vjeç, është regjistruar se 34,52 për qind e popullsisë flasin gjuhën malazeze dhe 43,18 për qind flasin serbisht.
Censi i fundit në vend ishte bërë në vitin 2011, ndërsa para atij në 2003.