Osmani: Fitorja e Trumpit nuk është kërcënim për Kosovën / Photo: AA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi sot para fillimit të takimit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest se fitoren e Donald Trump në zgjedhjet e ShBA-së këtë javë nuk e sheh si kërcënim për vendin e saj.

“Kosova për dekada ka përfituar nga mbështetja dypartiake nga Shtetet e Bashkuara. Ishim të pavarur kur republikanët ishin në pushtet. Ishim të lirë kur demokratët ishin në pushtet. Kemi punuar shumë ngushtë me çdo administratë dhe besoj fuqishëm se kjo do të vazhdojë,” u shpreh Osmani.

Osmani tha se bashkëpunimi midis Evropës dhe ShBA-së do të vazhdojë fuqishëm gjatë presidencës së dytë të Trumpit. Ajo shtoi se rikthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë do të forcojë më tej bashkëpunimin e ShBA-së me Kosovën.

Liderët evropianë po marrin pjesë në samitin e pestë të EPC-së në Budapest për të diskutuar çështjet globale, përfshirë Ukrainën dhe Lindjen e Mesme.

TRT Balkan / agjencitë