102 kontejnerët e sekuestruar në portin e Durrësit me afro 2.100 tonë mbetje të dyshuara si të rrezikshme shumë shpejt do të zbresin në një hapësirë publike.
Këtë e njoftoi ministri i Brendshëm i Shqipëisë Ervin Hoxha, i cili theksoi se “Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës ka bërë një njoftim publik në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, Agjencinë Doganore dhe Autoritetet Portuale se po ekzekuton vendimin dhe urdhrin e marrë nga kjo prokurori”.
“Shumë shpejt kontejnerët do të zbresin në një hapësirë publike, e cila po krijon kushtet dhe mundësinë sipas kapaciteteve dhe infrastrukturës për çështjet e sigurisë në ambientet e Durrësit”, tha ministri Hoxha.
Anija që mban mbetje të dyshuara toksike në 102 kontejnerë vazhdon të qëndrojë në ujërat e radës (në det afër portit) në bregdetin e Durrësit në Shqipëri
Për tre muaj rresht, kjo anije me 102 kontejnerë me mbetje që supozohet të jenë metalurgjike ka kryer një itinerar të gjatë dhe pas refuzimit të vendit pritës, Tailandës, edhe shtete të tjera nuk i pranuan këto mbetje.
Rasti po hetohet nga Prokuroria e Durrësit në bashkëpunim me Zyrën Evropiane kundër Mashtrimit Ekonomik (OLAF).