Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në Emiratet e Bashkuara Arabe për Samitin e OKB-së për ndryshimet klimatike, i njohur si COP28.
Në margjinat e Samitit, Presidentja Osmani zhvilloi një takim me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Në një postim në rrjetin social “X”, Osmani ka shkruar se me Von der Leyen ka diskutuar për mundësitë e përafrimit të Kosovës me Bashkimin Europian.
“Gjithmonë një kënaqësi e madhe për t’u takuar me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe të diskutojmë se si mund ta afrojmë Republikën e Kosovës me BE-në”, shkruan Osmani.
Përveç takimit me Von der Leyen, Osmani publikoi edhe shumë takime të tjera me udhëheqës të shteteve nga pjesë të ndryshme të botës.
TRT Balkan / agjencitë