Pas 5 muajsh kaos, Kuvendi i Shqipërisë i kthehet normalitetit         Foto: ATSH

Pas pesë muajsh kaos, Kuvendi i Shqipërisë iu rikthye ditën e sotme në seancë plenare normale, pas marrëveshjes së arritur mes Partisë Socialiste dhe Rithemelimit, në tryezën e Konferencës së Kryetarëve.

Deputetët e opozitës pranuan të heqin dorë nga skenari i bllokimit me garancinë e mazhorancës për ngritjen e dy komisioneve hetimore që kërkojnë shumicë të cilësuar. Bëhet fjalë për Komisionin Hetimor i Kuvendit për koncesionin e Sterilizimit dhe komisioni hetimor për trajtimin që i është bërë të dhënave të Sistemit TIMS që regjistron hyrje-daljet në kufi.

Që nga nëntori i vitit të kaluar seancat plenare të Kuvendit të Shqipërisë janë zhvilluar në kushte të pazakonta.

Deputetët e opozitës në formë proteste përmbysnin karriget dhe ndiznin flakadan, ndërsa nuk munguan as edhe përplasjet verbale e fizike.

TRT Balkan / agjencitë