Me 94 pro dhe 1 abstenim, Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot projektligjin për ndryshimet në ligjin “Për të Drejtën e Informimit për dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”.
Nisma u ndërmor nga grupi parlamentar socialist në vijim të shkresës së Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit drejtuar Kuvendit, lidhur me shqetësimet mbi pastërtinë e figurës së personave të zgjedhur ose të emëruar në detyra shtetërore dhe publike.
Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, u shpreh se nisma për lustracionin është e nevojshme dhe se nuk mund të lejohet që ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit të jenë ende në majën e piramidës së pushtetit.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, në fjalën e tij u shpreh se hapja e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit është një hap që duhej të ishte ndërmarrë shumë vite më parë dhe se kjo do të shënojë jo vetëm ndarjen me diktaturën, por edhe me tranzicionin.
“Nuk bëhet vetëm hapja e dosjeve për të parë kush kanë qenë bashkëpunëtorët e sigurimit, por për të parë kush kanë qenë punëtorët, prokurorët, gjyqtarët, ekspertët dhe gardianë burgjesh që vdekjen e njerëzve të pafajshëm e kanë pasur në bukën e tyre të përditshme. Do të duhet të gjejmë kurajën për të gjetur kush nuk është i kapur dhe kush nuk ka skelete në dollap”, tha Alibeaj.
Ligji i votuar sot parashikon deklasifikimin e të gjitha dokumenteve nga 29 nëntori 1944 deri në 2 korrik 1991.
21 Tet 2022
Shqipëria do të hapë dosjet e komunizmit
Ligji i votuar sot parashikon deklasifikimin e të gjithë dokumenteve nga 29 Nëntori 1944 deri më 2 korrik 1991.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore