Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ) dhe Lëvizja Atdheu (PD) kanë arritur marrëveshje për formimin e shumicës parlamentare dhe Qeverisë së re të Kroacisë, e cila do të udhëhiqet nga kryeministri aktual Andrej Plenkoviq, njofton HDZ-ja.
“Propozimi i marrëveshjes së bashku me ndarjen e portofoleve do të paraqitet sot në organet e partisë dhe më pas do të informojmë opinionin për të gjitha detajet. Pas konfirmimit të marrëveshjes do të fillojë mbledhja e nënshkrimeve në mënyrë që kryetari i HDZ-së, Andrej Plenkoviq të marrë mandatin për të formuar Qeverinë e ardhshme të HDZ-së, PD-së dhe partnerëve”, thuhet në llogarinë e HDZ-së në rrjetin social X.
Sipas rezultateve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (DIP) të Kroacisë, Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ) fitoi zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 17 prill të këtij viti, duke fituar 27,65 për qind të votave ose 61 ulëse në Parlament, dhe "Rijeka Pravde" mblodhi rreth Partisë Socialdemokrate (SDP) 24,37 për qind të votave. Lëvizja për Atdheun fitoi afër dhjetë për qind të votave. Për formimin e Qeverisë duhet të sigurohen 76 duar në Parlament.