Pas tërmetit të fortë që ndodhi në afërsi të Nikshiqit në Mal të Zi të enjten në mëngjes, janë regjistruar edhe 30 tërmete më të dobëta nga 3,5 deri në një shkallë të shkallës Rihter, tha Milena Tomanoviq, shefe e Departamentit për Analizë dhe Përpunim të të dhënave në Institutin për Hidrometeorologji dhe Sizmologji në Mal të Zi.
Tomanoviq tha se tërmeti prej 5,3 shkallësh, epiqendra e të cilit ishte pesë kilometra nga qyteti i Çarade në Nikshiq, mund të kishte shkaktuar dëme në zonën ku e ka pasur epiqendrën.
“Ky është një tërmet që ka ndodhur në zonën kufitare të Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës, është zona sizmogjene e Bilecës dhe Pivës”, tha Tomanoviq në konferencën për shtyp.
Ajo shtoi se nuk mund të parashikojnë nëse mund të ndodhë një tërmet i ri me të njëjtën fuqi a më shumë.
"Ne patëm 30 tërmete të mëpasshme, me magnitudë nga 3,5 në një ose 1,5 gradë", tha Tomanoviq.
Tomanoviq po ashtu theksoi se seria e tërmeteve të mëngjesit të sotëm tregoi se ka pasur një rizgjim të aktivitetit sizmik dhe se nuk mund të priten dëme “të konsiderueshme” nga tërmeti i mëngjesit të sotëm.
Tërmeti i mëngjesit të sotëm është ndier edhe në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut.