Numri i lartë i aksidenteve në trafikun rrugor na jep drejtë të themi që fatkeqësitë e komunikacionit janë shndërruar në murtajën e zezë të shekullit XXI. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), çdo vit rreth 400 mijë të rinj në botë humbin jetën në fatkeqësi komunikacioni, gjegjësisht 1100 të rinj në vit janë viktima e aksidenteve në komunikacionin rrugor.
Këto statistika shfaqin një realitet që paraqet sfidë të madhe për organet e sigurisë.
Njëra nga metodat për parandalimin e aksidenteve mund të jenë gjobat e larta dhe të shumta për vozitësit e automjeteve, por jo vetëm. Në këtë mënyrë duke e ruajtur xhepin, më shumë se kaq mund ta kursejnë jetën.
Kosova me sistem bashkëkohor
Ndonëse njihet si shteti më i ri i Ballkanit, Kosova duket mjaft e përgatitur në organizimin e komunikacionit rrugor.
Së fundmi Kosova ka promovuar makinat dhe pajisjet e reja teknologjike të cilat do t’i shërbejnë forcave të rendit që t’i detektojnë kundërvajtësit e mundshëm në trafik.
Këto pajisje i mundësojnë policisë identifikimin e shpejtësisë kur ata janë lëvizje, po ashtu edhe kur qëndrojnë parkuar. Gjithashtu kjo pajisje i mundësom patrullave policore leximin e targave në shpejtësi dhe marrjen e informacioneve nga sistemi nëse automjetet janë të regjistruara ose jo. Nga po kjo pajisje e instaluar në veturë, polici nuk ka nevojë të ndalojë kundërvajtësin, por do t’i shqiptojë dënimin në mënyrë automatike.
Autoritetet kosovare shpresojnë që në këtë formë do të zbusin numrin e aksidenteve.
7 mijë gjoba për një muaj në Shqipëri
Makinat inteligjente në Shqipëri aplikohen nga ana e policisë rrugore nga viti i kaluar, ndërsa vetëm në muajin e parë nëpërmjet kësaj metode janë shqiptuar 7 mijë gjoba nga të cilat mbi 80 për qind e tyre për tejkalim shpejtësie.
Kjo makinë ka si qëllim shkëputjen e kontaktit mes punonjësve të policisë dhe shoferëve në shkelje dhe është treguar mjaft efikase.
Maqedonia e Veriut dhe Bosna vetëm me radar
Në ndërkohë që shtetet fqinje kanë filluar aplikimin e mjeteve të sofistikuara për rregullimin e komunikacionit rrugor, policët e trafikut në Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje e Hercegovine mund t’u marrin lakmi kolegëve të tyre të rajonit.
Në mungesë të “makinave inteligjente”, patrullimi në Maqedoninë e Veriut dhe BeH bëhet me radar. Madje në shumicën e rasteve edhe sistemi i brendshëm i kontrollimit të automjeteve nuk është funksional, shpesh herë bie sistemi.
Prandaj ka raste kur policët obligohen t’i lëshojnë vozitësit e veturave pa dënime të rënda nëse nuk kanë leje për vozitje, regjistrim të veturës, apo nëse vetura është ilegale.
Radarët statikë që i përdorin policët e Maqedonisë janë të modelit KAM-4, i cili kap prej 2 km largësi automjetet.
Janë testuar radar për shpejtësi të cilat janë vendosur parimisht në semaforë, ku nga 25 mijë vetura që kanë kaluar nëpërmjet këtij radari, 10 mijë vetura e kanë kaluar shpejtësinë e lejuar, por që nuk kanë mundur të evidentohen targat e tyre.
Serbia e para në rajon
Ëascar 5000, Fama Laser III, Pro Laser III, kështu quhen pajisjet më të sofistikuara me të cilat policia serbe identifikon kundërvajtësit në trafikun rrugor, që nga viti 2008.
Autoritetet e Serbisë pohojnë se këto pajisje moderne në kontrollet e trafikut, veçanërisht ato të shpejtësisë, rritin efektivitetin e ndikimit të policisë në respektimin e rregullave të trafikut.
Gjithashtu, pajisjet moderne kontribuojnë në ligjshmërinë, ekspertizën dhe profesionalizmin e policisë rrugore, reduktojnë numrin e ankesave dhe forcojnë besimin e qytetarëve tek policia.
Ndryshim i madh në Kroaci
Kroacia si shtet është ballafaquar me statistika të rënda sa i përket automjeteve të parregjistruara.
Në vitin 2009 janë evidentuar 300 mijë vetura të paregjistruara.
Të shqetësuar nga kjo gjendje, Kroacia ka filluar një fushatë për sofistikimin e mjeteve të kontrollit, me ç’rast kanë aplikuar pajisjet e sofistikuara të policisë, ku pamjet e regjistrimit dhe softueri special zbulojnë menjëherë shkelësit. Prej vitit 2009 e deri më sot numri i veturave të paregjistruara është zvogëluar dukshëm. Në vitin 2020, në Kroaci, falë ndryshimeve sistematike janë evidentuar vetëm 17 mijë vetura të paregjistruara.
5 Gus 2022
Patrullat inteligjente ilaç për sigurinë në komunikacion
Përdorimi i sirenave nga njësitë policore për të kapur kundërvajtësit në komunikacion mund të reduktohet me vendosjen e teknologjisë bashkëkohore në trafikun rrugor
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Vuçiq dhe Hashemi diskutojnë forcimin e bashkëpunimit ekonomik
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit tha se kishte pasur një bisedë të mirë dhe miqësore me Hashemin dhe e falënderoi për letrën e presidentit të Iranit, Masoud Pezeshkian, i cili konfirmoi pjesëmarrjen e vendit në EXPO2027.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.