Përkeqësohet situata me zjarret në Shëngjin.    /Foto: ATA

Në veri të Shqipërisë, në Shëngjin të Lezhës situata e zjarrit që shpërtheu mbrëmjen e djeshme po përkeqësohet.

Flakët po përparojnë me shpejtësi të madhe në një tjetër zonë, ku pranë ka banesa dhe apartamente ku akomodohen banorë dhe turistë.

Aktualisht flakët e zjarrit kanë përfshirë edhe rrethimin e jashtëm të një resorti si dhe çadrat e plazhit.

Forcat e shumta zjarrfikëse po luftojnë me flakët, të cilat të ndihmuara nga era po përhapen.

Në terren ndodhen më shumë se 20 automjete zjarrfikëse dhe më shumë se 80 forca operacionale të MZSh-së mbështetur nga forcat operacionale të Policisë së Shtetit, dy automjete të zjarrfikëseve të ushtrisë, por dhe forca të tjera nga Berati, Fieri, Tirana, Kamza apo bashkitë fqinje me bashkinë Lezhë.

TRT Balkan / agjencitë
Kjo faqe përdor cookies. Duke vazhduar të shfletoni faqen, ju pranoni përdorimin e cookies.Politika e Cookies
Pranoj