Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura Turke (FAT) ka realizuar "Trajnimin e Sistemit të Armëve SARP".
Siç ka bërë të ditur FSK-ja nëpërmjet një njoftimi, ky trajnim është bërë për të përfituar në njohuritë teorike dhe praktike të përdorimit të sistemit "SARP".
"Në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura Turke (FAT) është realizuar 'Trajnimi i Sistemit të Armëve SARP' që kishte qëllim përfitimin e njohurive teorike dhe praktike të përdorimit të sistemit të avancuar të armëve SARP", thuhet në njoftim.
FSK-ja tha se "Instruktorët nga FAT-i po japin kontribut të çmuar në ngritjen e kapaciteteve profesionale për FSK-në".
Sistemi SARP është një sistem që mund të përdoret kundër kërcënimeve ajrore dhe tokësore në mjetet taktike tokësore, i cili kontribuon në rritjen e aftësive mbrojtëse të ushtrive moderne.
Ai mund të funksionojë plotësisht i integruar me sistemet e komandës dhe kontrollit në distancë.