Serbia mund të importojë naftë përmes Kroacisë ngadoqoftë përveç naftës ruse, tha sot Plenkoviç pas mbërritjes në Pragë, ku po merr pjesë në takimin e parë të Komunitetit Politik Evropian dhe në samitin joformal të BE-së.
Sipas tij, Serbia nëse dëshiron një perspektivë evropiane, Aleksandar Vuçiq nuk mund të ulet në dy karrige.
“Tashmë kam thënë disa herë se Serbia në këto rrethana nuk mund të ulet në dy karrige, nuk mund të jetë vendi që do të vijë këtu, do të flasë për perspektivën evropiane dhe do të presë hapa të mëdhenj dhe të mos respektojë asnjë sanksion të vetëm kundër Rusisë”, deklaroi Plenkoviç.
Ai po ashtu theksoi se se gjithë nafta që i duhet Serbisë dhe dëshiron të importojë mundet përmes Janaf-it, por jo atë ruse.
Vendet anëtare të BE-së kanë rënë dakord unanimisht për paketën e tetë të sanksioneve kundër Rusisë, të cilat përfshijnë një kufi të çmimit të naftës ruse për vendet e treta.
Komisioni Evropian propozoi që të jepet një përjashtim për vendet e Ballkanit Perëndimor, por u gjykua se nuk ka nevojë për këtë sepse ato mund të plotësojnë nevojat e tyre duke blerë naftë nga burime të tjera.
“Të miratohet një derogim që për shkak të ‘marrëveshjes’ me Putinin, Serbia të vazhdojë të ketë naftë ruse të lirë që do të vijë në portin kroat dhe do të transportohet në Serbi nga Janaf në rrethanat kur Rusia agreson Ukrainën! Për çfarë do të jemi këtu, disa budallenj të dobishëm”, ka theksuar Plenkoviq.
Ndryshe, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, pas mbërritjes në samitin e Komunitetit Politik Evropian, tha se nuk fajëson aspak Kroacinë për pengimin e importit të naftës ruse.
“Kroacia thjesht po bënte punën e saj, të cilën e ka bërë për dekada, që nga viti 1941”, tha Vuçiq.
6 Tet 2022
Plenkoviç: Serbia nuk mund të importojë naftën ruse nëpërmjet Kroacisë
Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç, nga Praga deklaroi se Serbia nëse dëshiron një perspektivë evropiane, Aleksandar Vuçiq nuk mund të të ulet në dy karrige, prandaj duhet të respektojë restreksionet kundër Rusisë.
HINA
Lajme të ngjashme
Kosova: KE-ja arriti pajtim për mandatin negociues për udhëtimin pa viza
Kosova sipas KE-së ka bërë progres tejet të rëndësishëm në të gjitha stacionet e kushteve për liberalizmin e vizave përfshirë edhe fushat e sigurisë së dokumenteve, kufijve, migrimit, rendit publik, dhe të drejtatlidhur me lirin e lëvizjes.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore