Protestat propalestineze u mbajtën në Athinë, kryeqytetin e Greqisë, ku njerëzit u mblodhën për të kërkuar përfundimin e luftës në Gaza.
Policia ndërhyri duke përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve që tentuan të bllokonin rrugën.
Demonstruesit u mblodhën në sheshin qendror Sintagma, ku ndodhet ndërtesa e parlamentit, nga ku dërguan mesazhe mbështetjeje për Palestinën.
Turma brohoriti parulla të tilla si "Liri për Palestinën" dhe "Larg duart nga Rafah".
Në një moment, para ambasadës egjiptiane në Athinë shpërtheu një përleshje mes policisë dhe demonstruesve, kur demonstruesit tentuan të bllokonin rrugën, por policia ndërhyri me gaz lotsjellës kundër grupit të mbledhur.
Ushtria izraelite tha herët të martën se forcat e saj kishin marrë nën kontroll anën palestineze të kalimit kufitar Rafah.
Pas njoftimit të grupit palestinez Hamas për pranimin e propozimit kataro-egjiptian për armëpushim në Gaza, kabineti i luftës izraelite vendosi të vazhdojë operacionin në Rafah për të ushtruar, siç thuhet, "presion ushtarak ndaj Hamasit për të çuar përpara lirimin e pengjeve. dhe objektiva të tjera të luftës”.
Ushtria izraelite lëshoi një urdhër urgjent për evakuimin e palestinezëve në lagjet lindore të Rafah dhe u bëri thirrje atyre që të zhvendosen në qytetin Al-Mawasi në Gazën jugore.
Rafah është shtëpia e më shumë se 1,5 milion palestinezëve të zhvendosur që ikën nga lufta e nisur nga Izraeli pas një sulmi të 7 tetorit nga Hamasi që vrau afro 1.200 njerëz.
Që atëherë, sulmet izraelite kanë vrarë më shumë se 34.700 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe kanë shkaktuar një fatkeqësi humanitare.