“Porta e Pashait” është një monument që gjendet në qytetin e Beratit dhe gëzon statusin juridik monument kulture i kategorisë së parë.
Porta është një ndërtim me harqe dhe qemerë prej guri. Në këtë ndërtim bie në sy gdhendja e zbukurimores, e cila është e punuar me një nivel të lartë artistik, veçanërisht në bordurën, që rrethon siluetin e hyrjes për në portë.
Sipas studiueses dhe specialistes së artit Fatbardha Shkupi, ndërtimi i kësaj porte është vepër e gjyshit të usta Naum Ngjelës, nga Lavdari i Oparit të Korçës.
Porta është ndërtuar në kohën e Ahmet Kurt Pashës, në gjysmën e dytë të shek. XVIII.
Ahmet Kurt Pasha e qeverisi Beratin për gati 23 vjet (1764-1787). Gjatë sundimit të tij Ahmet Kurt Pasha, i cili veç të tjerash njihet edhe si ndërtuesi i Urës së famshme të Goricës (1780) ndërtoi edhe një kompleks sarajesh shumë të bukura me gurë të skalitur, brenda të cilit ndodhet edhe porta që për rreth 2 shekuj mban për emër titullin “Porta e Pashait”
Kalaja e Beratit, e cila viteve të fundit është shndërruar në një atraksion turistik në Shqipëri, në vetë atë ka shumë vepra arti të kohës së Perandorisë Osmane, mes tyre edhe “Portën e Pashait”, nga periudha e shekulliut të 18-të. “Porta e Pashait” është një monument që gjendet në qytetin e Beratit dhe gëzon statusin juridik monument kulture i kategorisë së parë.
Porta është një ndërtim me harqe dhe qemerë prej guri. Në këtë ndërtim bie në sy gdhendja e zbukurimores, e cila është e punuar me një nivel të lartë artistik, veçanërisht në bordurën, që rrethon siluetin e hyrjes për në portë.
Sipas studiueses dhe specialistes së artit Fatbardha Shkupi, ndërtimi i kësaj porte është vepër e gjyshit të usta Naum Ngjelës, nga Lavdari i Oparit të Korçës.
Porta është ndërtuar në kohën e Ahmet Kurt Pashës, në gjysmën e dytë të shek. XVIII.
Ahmet Kurt Pasha e qeverisi Beratin për gati 23 vjet (1764-1787). Gjatë sundimit të tij Ahmet Kurt Pasha, i cili veç të tjerash njihet edhe si ndërtuesi i Urës së famshme të Goricës (1780) ndërtoi edhe një kompleks sarajesh shumë të bukura me gurë të skalitur, brenda të cilit ndodhet edhe porta që për rreth 2 shekuj mban për emër titullin “Porta e Pashait”.