Pas takimit me presidentin e Shqipërisë, e para e shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se pret që Shqipëria të jetë edhe më tej zë i Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“I gëzohemi të arriturave të Shqipërisë dhe llogarisim në mbështetjen tuaj derisa Kosova ecën në po të njëjtat hapa në proceset integruese. Gjatë udhëheqjes suaj llogarisim në ju, presim që Shqipëria të jetë më tej zëri ynë aty ku i jepet mundësia”, ka thënë presidentja Osmani.
Osmani ka thënë se objektiv strategjik i Kosovës mbetet anëtarësimi në NATO dhe Bashkim Evropian për çka ka theksuar se Kosova do të aplikojë për statusin e vendit kandidat në BE deri në fund të këtij viti.
“Në këtë kohë kur po sfidohet arkitektura e sigurisë, siguria është shndërruar në prioritet, ne po bëjmë koordinim të plotë me partnerët strategjikë në mënyrë që rajoni jonë të ndjehet i sigurt. Për situatën në veri të Kosovës, institucionet janë të përkushtuara të vazhdojnë në koordinim të plotë me partnerët ndërkombëtar, po bëhen përgatitjet qe të zbatohen vendimet tona”, ka thënë Osmani.
Presidenti Bajram Bega, u shpreh falenderues per ftesën nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe tha se vijë në shtëpi, në shtëpinë e shqiptarisë, si bir e vëlla, mes vëllezërve të të njëjtit identitet, aty ku shtëpia është e Zotit dhe e mikut.
“Dy dialekte dhe një gjuhë, dy republika e një kombë, kjo është harta jonë patriotike me destinacion Brukselin dhe bashkimin tonë në Aleancën EuroAtlantike. Së bashku fituam luftën, bashkë duhet të luftojmë për të ruajtur paqen. Ky është amaneti dhe trashëgimia solemne e Ismail Qemali e Isa Boletinit, e Ibrahim Rugovës dhe Adem Jasharit, e çdo luftëtari të UÇK-së, e çdo kulm kulle në çdo pëllëmb të kësaj toke që quhet Dardani, apo Republikë e Kosovës”, deklaroi presidenti Begaj.
Me nderimet më të larta shtetërore, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj. Kjo është vizita e parë zyrtare e Begajt jashtë Shqipërisë prej kur e ka marrë postin e kreut të shtetit. Me ftesë të presidentes Osmani, Begaj do të qëndrojë në Kosovë dy ditë, ndërsa do të takojë edhe kryeministrin dhe kryetarin e Kuvendit. Begaj do të takojë edhe krerët e partive opozitare në Kosovë si dhe do të bëjë homazhe të varrezat e familjes Jashari dhe të varri i presidentit historik Ibrahim Rugova. Ai gjithashtu do të bëjë nderime para memorialit për Persona të Zhdukur në Prishtinë. Presidenti i Shqipërisë do të ketë takim edhe me komandantin e KFOR-it, trupat e Forcave të Armatosura Shqiptare në kuadër të KFOR-it në Pejë si dhe kryetarin e Prizrenit Shaqir Totaj.
15 Gus 2022
Presidenti Begaj: Brukseli destinacioni i Shqipërisë dhe Kosovës
Me ftesë të presidentës së Kosovës, Vjosa Osmani, presidenti i ri i Shqipërisë, Bajram Begaj po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Kosova: KE-ja arriti pajtim për mandatin negociues për udhëtimin pa viza
Kosova sipas KE-së ka bërë progres tejet të rëndësishëm në të gjitha stacionet e kushteve për liberalizmin e vizave përfshirë edhe fushat e sigurisë së dokumenteve, kufijve, migrimit, rendit publik, dhe të drejtatlidhur me lirin e lëvizjes.
Borxhi i jashtëm: Kosova më së miri, keq në Mal të Zi e Maqedoni të Veriut
Borxhi i jashtëm i Malit të Zi e kalon, ndërsa i Maqedonisë së Veriut i afrohet nivelit kritik prej 60% në raport me Prodhimin Bruto Vendor, pa përfshirë borxhin e brendshëm. Kosova, nga ana tjetër, ka më së paku borxhe në rajon.
Artikujt në këtë kategori
Fico-Vuçiq në Beograd: Sllovakia dhe Serbia mund të mbështeten mes vete
"Serbia me të vërtetë e meriton ndihmën e Bashkimit Evropian në këtë fushë sepse është kërkuese dhe e kushtueshme", tha Fico dhe shtoi se Serbia e ndihmoi dhe po e ndihmon BE-në në migrim në atë mënyrë që pak vende të tjera mund ta bënin.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore