Presidenti i ri i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, vizitën e parë zyrtare në rajon do t’a nisë nga Serbia.
Gjatë 9 dhe 10 korrik presidenti Millatoviq në Serbi do të takohet me homologun serb Aleksandar Vuçiq dhe kryetarin e Parlamentit Vlladimir Orliq.
Siç kanë njoftuar nga kabineti i presidentit të Malit të Zi, gjatë kësaj vizite Millatoviq do të vendosë kurrorë me lule në lapidarian e Ushtarit të panjohur në Avali dhe para shkollës fillore “Vlladisllav Ribnikar”.
Në nder të presidentit Millatoviq, ambasada e Malit të Zi do të organizojnë pranim solemn në Shtëpinë Malazeze në Beograd. Paraprakisht presidenti Millatoviq kishte kryer vizitë zyrtare në Bruksel dhe NATO.