Presidenti i Republikës së Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka takuar sot në Istanbul, kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik (SDA) të Bosnjës dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq.
Erdoğan dhe Izetbegoviq u takuan dhe biseduan në zyrën presidenciale në Pallatin Dolmabahçe të Istanbulit. Takimi u mbajt me dyer të mbyllura.
Izetbegoviq ka vizituar më parë kompleksin “Baykara” në Istanbul, kompaninë lider turke në fushën e mbrojtjes dhe industrisë së aviacionit dhe Bayraktarin, krijuesin e dronëve të famshëm.
Në shoqërinë e Selcuk Bayraktarit, kryetar i Bordit të Drejtorëve dhe Drejtor Kryesor i Teknologjisë i kompanisë Baykar, Izetbegoviç vizitoi objektet e kompanisë ku dronët Bayraktar TB1, TB2 dhe TB3, VTOL (avionët me ngritje dhe ulje vertikale), Akinci dhe Kizilelma, ku më shumë se 5.000 punonjës punojnë në prodhimin e produkteve ekzistuese dhe zhvillimin e produkteve të reja.