Prishtinë, "Maarif" shënon Ditën e Personave me Aftësi të Kufizuara.            Foto: AA

Me rastin e 3 Dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara shkolla e Fondacionit Turk "Maarif" në Prishtinë, nxënësit e kanë shënuar këtë ditë me një aktivitet.

Nxënësit e shkollës "Maarif" në Prishtinë bënë punime me mesazhe të përzemërta përmes punës së tyre krijuese.

Këto vepra sipas "Maarif" u bënë "për të rritur ndërgjegjësimin dhe për ta promovuar gjithëpërfshirjen".

"Çdo jetë të cilën e prekim me dashuri është një mundësi për ta ndryshuar botën", thuhet në njoftimin e "Maarif" për këtë aktivitet nga nxënësit.

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizua kujtohet rëndësia e gjithëpërfshirjes si një nga vetitë thelbësore të një shoqërie vërtet të zhvilluar, bazuar në respektimin e diversitetit, humanizmit, drejtësisë sociale dhe mundësive të barabarta për çdo qenie njerëzore, pavarësisht nga tiparet e tyre të veçanta të identitetit, përfshirë aftësinë e ndryshme të kufizuar.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh), më shumë se një miliard njerëz në gjithë botën jetojnë me aftësi të kufizuara, që përbën rreth 15 për qind të popullsisë globale.

TRT Balkan / agjencitë