Procesi i Berlinit në Tiranë, nis ministeriali i ministrave të brendshëm / Foto: ATA

Ministeriali euro-ballkanik i ministrave të Brendshëm nga BE-ja dhe rajoni në kuadër të Procesit të Berlinit nisi sot në Tiranë me pjesëmarrjen 26 delegacioneve të nivelit të lartë.

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Taulant Balla u shpreh se sot Shqipëria e ngritur në një nivel të ri është kthyer edhe në një platformë bashkëpunimi e bashkërendimi mes shumë shtetesh, të cilat do të jenë të pranishme në Tiranë me ministrat e tyre në disa fusha.

Liderët e shteteve do ta përmbyllin këtë organizim të Procesit të Berlinit më 16 tetor. Samiti i Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë është i pari jashtë Bashkimit Evropian.

TRT Balkan / agjencitë