Në Shqipëri është organizuar një protestë me thirrjen nga deputetët e opozitës dhe përfaqësuesve të tjerë të partive opozitare sipas tyre për të kërkuar “respektimin e të drejtave të tyre”.
Protesta me sloganin “O sot, o kurrë” është mbajtur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, para selisë së Kryeministrisë së Shqipërisë, me thirrjen e deputetëve të opozitës nga Partia Demokratike (PD) dhe jashtë grupeve parlamentare.
“E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, “Shqipërisë i dalim zot”, “Poshtë diktatura, o sot o kurrë”, ishin disa nga mbishkrimet e pankartave të protestuesve, që ishin mbledhur nga qytetet e ndryshme të Shqipërisë.
Gjatë protestës shënuan edhe incidente dhe përplasje, dersia disa protestues hodhën koktej molotov duke shkaktuar edhe zjarr, tymuese, kapsolla dhe sende të tjera në drejtim të policisë dhe selisë së Kryeministrisë së Shqipërisë.
Protestuesve iu drejtua me një fjalim online ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ndaj të cilit është në fuqi masa “arrest në shtëpi”, i dyshuar sipas autoriteteve për korrupsion. Berisha aktualisht nga Kuvendi i Shqipërisë njihet zyrtarisht si deputet jashtë grupeve parlamentare, për shkak të përplasjeve të fundit brenda Partisë Demokratike.
“Sot është një ditë e shënuar për demokracinë. Sot është një ditë e shënuar për fatin e Shqipërisë. Ne inaugurojmë betejën popullore pa kthim për rikthimin e votës së lirë dhe çeljen e dyerve të integrimit evropian të Shqipërisë”, u shpreh Berisha.
Protesta u organizua në vazhdën protestave edhe qëndrimeve të fundit të deputetëve të opozitës në seancat e fundit parlamentare që janë shoqëruar me tensione.